“Vuçiq do të rrëzohet nga pozita e presidentit”

Politika

“Vuçiq do të rrëzohet nga pozita e presidentit”

Nga: D.RR Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 23:22
Aleksandër Vuçiq

Deklaratat luftënxitëse nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq pas formimit të ushtrisë së Kosovës, i ka komentuar për “Bota sot” profesori Binak Maxharraj.

Ai thotë se presidenti serb i ka ditët e numëruara si president i Serbisë pasi që populli serb nuk e do më atë për shkak të disfatave të njëpasnjëshme nga Kosova, sidomos në rastin e taksave. Maxharraj thotë se kjo është një gjë e mirë për Kosovën.

Image
Binak Maxharraj

“Aleksandër Vuçiqit, miku i Hashim Thaçit i ka ditët e numëruara, ai së shpejti do te rrëzohet nga pushteti për luftënxitëse ne Ballkan dhe në Kosovë. Por, kjo nuk është arsyeja e vetme. Populli serb nuk e do atë më pasi Kosova çdo ditë e më shumë po hedh hapa para, e madje po e dëmton edhe Serbinë si në rastin me taksën prej 100%. Kjo është një gjë e mirë për ne, mirëpo jo edhe për Hashim Thaçin i cili mund ta humb mikun e tij të pazareve”, është shprehur Maxharraj.

Por, ai thotë se Thaçi nuk do të ketë më mik si Vuçiq që të bëj marrëveshje nëpër “skutat e errëta”

“Unë nuk e di se si po ndihet Thaçi ne këto çaste të vështira për te, sepse, si po duket nuk do ta këtë më Vuçiqin që të takohet me te skutave të errëta për korrigjimin e kufijve të Kosovës. Kushdo që vjen tjetër në vend të Vuçiq, nuk do të ketë miqësinë me Thaçin ashtu si presidenti aktual serb”, ka thënë Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat