Forca e Sigurisë së Kosovës do ta ruajë sovranitetin cep më cep

Politika

Forca e Sigurisë së Kosovës do ta ruajë sovranitetin cep më cep

Nga: N.SH Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 08:19
Pjesëtarë të FSK-së, Kuvendi i Kosovës

Profesori i Shkencave politike të sigurisë, Avni Islami pohon se, ka thënë se brenga kryesore e institucioneve dhe popullit të Kosovës ishte 14 dhjetori, ku ishte paraparë që 3 projektligjet për transformimin e FSK-së të kalojnë edhe në leximin e dytë dhe në momentin kur kaluan, atëherë Forca e Sigurisë së Kosovës, mori karakter ushtarak.

“Pra, tash kjo Forcë në bazë të ndryshimit të plotësimit të këtyre tri ligjeve ka misionin ushtarak në mbrojtjen e sovranitetit dhe integriteti territorial të Kosovës. Vetëm kjo i shtohet me plotësimin e ndryshimeve për shkak se çdo ushtri në botë përveç që ka karakterin mbrojtës të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit e ka të drejtën dhe është e autorizuar që të mbroj edhe brenda territorit të Kosovës qoftë nëpër fatkeqësi të ndryshme, tërmete, zjarre, ujë etj, pra nga sot Forca e Sigurisë së Kosovës, me nen të veçantë e ka autoriteti që të shtrihet në tërë territorin e Kosovës”, thekson Islami për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, misioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës është që ajo ta ruaj sovranitetin cep më cep, pra në kufijtë aktual.

Image
Avni Islami

“Unë besoj që brenda vitit Forcat e Sigurisë së Kosovës do të patrullojnë se bashku me KFOR-in amerikan dhe të tjerët. Qëllimi i FSK-së është që të jetë prodhuese e paqes dhe sigurisë, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon”, shton ai.

FSK-në e presin një mori detyrash

Sa i përket detyrave dhe plotësimit të FSK-së, sipas tij, edhe në bazë të ekspertëve konsiderohet që Ushtria e Kosovës do të kompletohet me infrastrukturë dhe logjistikë dhe personal brenda 10 vitesh, pra misionin e saj ushtarak vetëmbrojtës.

“FSK-në e presin një mori detyrash, pasi kishte karakter jo ushtarak, kurse tashmë ka edhe karakter ushtarak duhet punë të bëhet nga Ministria e Mbrojtjes, rritja e buxhetit kapacitetet ushtarake që Ushtria e Kosovës të jetë e pajisur për vetëmbrojtje”, thekson ai.

Islami shton se, pas ushtrisë erdhi edhe reagimi i NATO-s, që, sipas tij, dëshmon se deklarata e më hershme e NATO-s nuk është befasi ku tha se Parlamenti i Kosovës nuk duhet të i miratoj këto tri projektligje përshkak se, është kohë e papërshtatshëm dhe duket se kjo e qetë në pah se sa e brishtë është situata në BE.

“Mendoj se Evropa po shkon drejt shkatërrimit të saj përshkak se BE-ja ka një kohë që nuk flet me një gjuhë dhe se vendet të cilat e kanë kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, dhe vendet që janë pro Serbisë kanë dalë në shesh dhe haptas po e kundërshtojnë edhe formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe pse jo edhe shtetin e Kosovës. Kjo është e rrezikshme dhe tregon se BE-ja nuk po funksionin si bashkësi, si një trup i përbashkët. Kjo tregon se deklaratat e NATO-s nuk kanë qenë të befasishme para se të votohet Ushtria e Kosovës, sepse Evropa po tregon se nuk po shkon drejt unifikimit por drejt ndarjes. Ne falë vendosmërish së Amerikës dhe Britanisë e Gjermanisë si dhe disa vendeve tjera sot Kosova edhe ligjërisht e bëri Ushtrinë e vet dhe NATO-ja tregoj se nuk është kundër Kosovës por pse është e përçarë dhe ajo do të ndikojë drejt për së drejt në formimin e Ushtrisë”, përfundon Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat