Vildanes i buzëqesh fytyra, trajneret tjera i la pas dhe nën hijen e saj!

Volejboll

Vildanes i buzëqesh fytyra, trajneret tjera i la pas dhe nën hijen e saj!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 14:10
Vildanes i buzëqesh fytyra, trajneret tjera i la pas dhe nën hijen e saj!

Vildane Jashari ka një mijë e një arsye që të mburret me stinorin vjeshtor! Ajo me Kastriotin e Ferizaj janë kampione vjeshtore, me 8 fitore e 1 humbje ose kanë tubuar 25 pikë.

Vildanes i buzëqesh fytyra për dy arsye, se është në kreun e tabelës, që pak kush e ka pritur një bilanc aq fantastikë të saj dhe në anën tjetër, trajneret tjera i la pas dhe nën hijen e saj. Krenaria më e madhe e saj, pa dyshim është se e ka lanë pas Ganimete Gërbovcin, rivalen me të madhe që e ka pas në kohën kur luanin si volejbolliste! Majde Vildanja ka treguar se i ka muskujt më të fortë në sportin skofiar se Gana.

Gana udhëheq Prishtina F. dhe janë në vend të pestë me 14 pikë, një sukses për lakmi, kur dihet se nuk kanë pasur asnjë investim në prurjen e lojtareve nga jashtë. Trajnerja Olta Kalludra me Vushtrrinë sadopak i kanë dhënë shije elitës, sikurse edhe Arta Ramadani që drejton Ferizajn, ani se kjo e fundit ka mbetur në kuotën e zero pikëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat