I dyti i volejbollit evropian në Kosovë

Volejboll

I dyti i volejbollit evropian në Kosovë

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 10:36
Ozkan Mutlugil

Federata e Volejbollit e Kosovës konfirmon se i dyti i volejbollit evropian dot ë vijë në Kosovë. “Zv.  Presidenti i Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), Ozkan Mutlugil, do ta vizitojë Kosovën për herë të parë. Ai do të qëndrojë në një vizitë dy ditore në Prishtinë. I dyti i volejbollit evropian, i cili njëherit është njeriu i parë i thesarit në CEV, pritet të arrijë në Kosovë në mbrëmjen e 14 shkurtit.

Më 15 shkurt ai do të jetë në ceremoninë e Laureatëve të volejbollit kosovar dhe në të njëjtën kohë do të marrë pjesë në ndeshjen mes Kombëtareve A të Kosovës dhe Shqipërisë. Ardhja e njeriut të dytë të volejbollit evropian, tregon edhe njëherë mbështetjen e parezervë që CEV e ka për anëtarin e saj të 56-të, Kosovën”, bëhet e ditur nga FVK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat