Klubi prishtinas: Pse po na bojkotoni?

Volejboll

Klubi prishtinas: Pse po na bojkotoni?

Nga: K. G. Më: 26 mars 2019 Në ora: 15:39
Klubi prishtina: Pse po na bojkotoni?

KV M-Technologie nga Prishtina (femrat) ankohet se askush nuk po e transmeton nga TV finalen e Kupës së Kosovës dhe kjo i duket abnormale.
“Një finale e Kupës se Republikës e cila pritet tërë një vit sportiv për t’u zhvilluar e në të njëjtën kohë për një promovim të volejbollit në mënyrën më të mirë të mundur del dikush nga ata që sot po e drejtojnë volejbollin që mos ti jap fare publicitet kësaj ngjarje. Kjo finale nuk po transmetohet as ne RTK si televizion nacional që ka marrëveshje për transmetim të finaleve ne volejbollin e Kosovës edhe at duke na i pamundësu që ne si klub të bëjmë marrëveshje me ndonjë TV tjetër.

Ku është shkaku dhe arsyeja e këtij bojkoti nga vendimmarrësit dihet qartë, po në do të vazhdojmë të punojmë dhe kultivojmë raporte të shëndosha me të gjithë ata që e dojnë sportin e në veçanti volejbollin”, shkruan në faqen e KV M-Technologie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat