Ajeti optimist para finales: Përparësia jonë...

Volejboll

Ajeti optimist para finales: Përparësia jonë...

Nga: K. Goca Më: 28 mars 2019 Në ora: 10:31
KV Luboteni

Volejbollisti më përvojë i Lubotenit, Habil Ajeti, tha se janë të përgatitur mjaft mirë dhe premton maksimumin në finalen Kupës së Kosovës, që luhet sot (17.00) kundër Prishtina Volley, në palestrën e sportit “1 Tetori” në Prishtionë. “Përparësia jonë është se jemi një ekip me përvojë, e dimë se çfarë duhet të bëhet në këto ndeshje finale”, thotë Ajeti. Ku është rreziku më i madh nga rivali?

“Adriatik Kajtazi, këtu e shoh rrezikun dhe është një pasues shumë i mirë, i cili e kupton lojën shumë mirë dhe praktikon lojë të shpejt”, theksoi ai. Javën që e lamë, të shtunën, Luboteni në Ferizaj e mposhti me 3:1 Prishtina Volleyn, në kuadër të kampionatit, por kësaj radhe është një ndeshje tjetër, një finale dhe luhet në kryeqytet.

Ajeti vajton edhe lëndimet e fundit, sidomos të brazilianit Junio Tavares Maciel dhe Ilir Xhymshitit. “Do të jenë një mungesë e madhe për ne, si Junio Cezar edhe Ilir Xhymshiti edhe Kushtrim Bojaj te KV Prishtina, të cilëve ju dëshiroj shërim e kthim sa më të shpejt në parket. KV Luboteni ka tregu se është një ekip i madh edhe mendoj se do të ia dalim edhe këtë vit”, tha Ajeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat