Prishtina Volley iu hakmor Therandës

Volejboll

Prishtina Volley iu hakmor Therandës

Nga: K. G. Më: 21 prill 2019 Në ora: 13:16
Prishtina Volley iu hakmor Therandës

Klubi i volejbollit Prishtina Volley iu hakmor Therandës për humbjen në kryeqytet. Djelmoshat e Prishtinës triumfuan me rezultat bindës 3:0 (25:23, 25:14, 25:19) ndaj Therandës, në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së play-off-it të Superligës së Kosovës (meshkujt).
Fitore e madhe e Prishtinës dhe pretendojnë finalen e madhe, në luftë për titullin e kampionit. Trajneri i Prishtinës, Xhavit Kajtazi, është i ngazëllyer për fitoren, por si gjithmonë i qetë dhe e pret sfidën e radhës në Prishtinë.

Prishtina barazohet në seri të fitoreve me rezultat 1:1 me therandasit dhe në takimin e tretë vendoset se cila nga këto ekipe do të shkojë në finalen e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat