Turne i mirë në beachvoley

Volejboll

Turne i mirë në beachvoley

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 15:57
Turne i mirë në beachvoley

U mbajt turneu i Beach-Volley U23, i organizuar nga Federata e Volejbollit e Kosovës.

Garat e ketij turneu u zhvilluan ne ambientet e tereneve te reja te Beach Volley ne Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit

Morën pjesë gjithsejt 13 ekipe dhe atë 7 në konkurrencën e femrave dhe 6 në konkurncën e meshkujve.

Në konkurrencën e femrave turneu u zhvillua me sistem të eliminimit të dyfishtë, pasi që ishin 7 ekipe dhe u zhvilluan 12 nga 14 ndeshjet sa i parasheh sistemi prej 8 ekipeve.

Në konkurrencën e meshkujve turneu u zhvillua secili me secilin ku fillimishtë u ndanë në dy grupe nga 3 ekipe (grupi A dhe Grupi B) ku luajtën secili me secilin dhe në fund luajtën gjysëmfinale.

Gjysmefinalet u zhvilluan A1-B2 dhe B1 me A2 mandej ndeshjet per medaljen e bronzte dhe ajo finale.

Ne turne u zhvilluan gjithsejt 22 ndeshje dhe atë 12 te femrat dhe 10 te meshkujtë dhe rezultati ne fushë u arritë te 21 ndeshje kurse 1 ndeshje u nderpre ajo ishte ndeshje numer 10 te vajzat mes cifttit: Z.Kadriu / L.Pireva dhe A.Pllana / E.Rustolli, ku u nderpre te seti i dytë te rezultati 8 me 3
pasi qe lojtarja A. Pllana kishte probleme shëndetesore.
.
Renditja e tureut ishte:

Femrat:
1. Valmira Ramadani/Dhurata Sylejmani - Kastrioti
2. Rinesa Hasani/Julinda Idrizi – Kastrioti 2
3. Aneta Beqiri/Melirona Abdullahu – Kastrioti 3

Meshkujt
1. Alfred Pllana/Shkëlqim Ismajli – Vushtrria
2. Art Tërstena/Adriatik Berisha – Terstena/Berisha
3. Fatlum Spahiu/Valmir Demi - Drita

Shpërblimet për 3 vendet e para ishin me medalje, mirënjohje dhe kupa për të dyja kategoritë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat