Ferizaj spektakolar, përforcohet me lojtarin më të mirë!

Volejboll

Ferizaj spektakolar, përforcohet me lojtarin më të mirë!

Nga: K. G. Më: 4 gusht 2019 Në ora: 19:47
Ferizaj spektakolar, përforcohet me lojtarin më të mirë!

Klubi i volejbollit Ferizaj ka befasuar të gjithë, me përforcim spektakolar, duke angazhuar volejbollistin më të mirë në Kosovë, Bardhyl Hajdarajn nga Peja. 

“Bardhyl Hajdaraj - më i miri i Kosovës në Ferizaj.
Volejbollisti më i mirë i Kosovës, Bardhyl Hajdaraj është transferimi i radhës i Ferizajt.

Bardhyl Hajdaraj njihet si lojtar mjaft i suksesshëm në volejbollin kosovar dhe njëri ndër shtyllat kryesore të ekipeve me të cilat ka fituar shumë tituj të kampionit.

Duke pasur parasysh përvojën dhe cilësitë e tij prej një korrektori të jashtëzakonshëm, do ta ndihmoj klubin në arritjen e sukseseve të radhës.

Me kërkesë të trajnerit Arlind Ibrahimi që ta ketë në klub edhe lojtarin më të mirë të Kosovës, Ferizaj arrin ta zyrtarizoj transferimin e radhës, por jo të fundit!”, bëhet e ditur nga KV Ferizaj, anëtar i ri i elitës së volejbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat