Godet Drita, Ilazi prezanton dy lojtare

Volejboll

Godet Drita, Ilazi prezanton dy lojtare

Nga: K. G. Më: 4 shtator 2019 Në ora: 11:34
Godet Drita, Ilazi prezanton dy lojtare

Kampionia e Kosovës, Drita nga Gjilani, ka përforcuar radhët me dy volejbolliste të talentuara, me ambicie si gjithmonë që të luftojnë për trofe dhe të jetë sa më e gatshme për garat evropiane përkatësisht për sfidën me greket AO Thiras Santorini, ndeshjet që zhvillohen me 3-5 dhjetor 2019 kurse ndeshje e kthimit me 17-19 dhjetor ne Greqi.

Image

“Kampioneve u bashkangjiten Lyra Pireva, si dhe rikthehet Zanfina Xhemajli.

Lyra Pireva, vajza 19 - vjeçare me prejardhje nga Gjilani e cila volejbollin e filloj në KV Prishtina f, i bashkangjitet kampioneve për sezonin 2019/2020 i cili fillon në tetor.

Lyra në zyret e KV Drita nënshkroj kontratën 1 (një) vjeçar me ekipin tonë.
I dëshirojmë suksese Lyrës dhe shpresojmë që së bashku të shkojmë drejt synimeve tona.

Gjithashtu në klub u rikthye edhe Zanfina Xhemajli e cila për një kohë ishte të KV Gryka nga Drenasi.

Suksese Zana”, thuhet nga KV Drita që ka trajner Lorik Ilazin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat