Ibrahimi: Jemi të rrezikshëm! - Bota Sot
Ibrahimi: Jemi të rrezikshëm!

Volejboll

Ibrahimi: Jemi të rrezikshëm!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 tetor 2019 Në ora: 16:27
Ibrahimi: Jemi të rrezikshëm!

Kastrioti nga Ferizaj ka një ecuri jashtëzakonisht të mirë në dy javët e para të elitës së volejbollit të Kosovës (femrat). Ferizajaset në hapje triumfuan në udhëtim me 3:0 kundër Vushtrrisë, ndërsa në konakun e tyre e fituan derbin me rezultat 3:2 me M-Technologie Prishtina.  

Edon Ibrahimi, kryetrajneri i Kastriotit, tha se janë në rrugën e duhur dhe pretendon të vazhdojnë me fitore edhe në sfidat e ardhshme. Kastrioti është në vend të tretë me pesë pikë, por ngec për një nga liderja Drita dhe Skenderaj, ndërsa Prishtina është në pozitën e katërt me 5 sosh etj.

“Bota sot”: A mendoni se Kastrioti është në rrugë shumë të mirë, dy fitore në dy sfidat e para dhe ka pesë pikë, çka e veçon nga rivalet tjera? 
Edon Ibrahimi:
Po, mendoj se jemi në rrugën e duhur, pak nga pak ekipi po arrin të zhvilloj lojën të cilën po e përgatisim. Veçoria e këtij ekipi, e kam theksuar edhe më herët, kemi një grup të bashkuar dhe jemi si një familje. 

“Bota sot”: Javën që e lamë pas arritët një fitore të madhe dhe me rezultat të ngushtë 3:2 ndaj M Technologie, ku ishte çelësi kryesor i këtij triumfit?
Edon Ibrahimi:
Ndeshje e vështirë pasi dihet që M-Technologie edhe me financa qëndron shumë më mirë dhe me lojtaret që ka afruar në skuadër padyshim se ka rritur shumë cilësinë, por padyshim se çelësi i këtij suksesi ishte kolektivi, loja jonë nuk bazohet vetëm në një lojtare, jemi të rrezikshëm në të gjitha pozicionet, nuk kemi një pikë të dobët sa i përket sulmit. 

“Bota sot”: Cilat skuadra i sheh në garë për katër vendet e para?
Edon Ibrahimi:
Mendoj se do të janë Skenderaj, Drita, M-Technologie dhe Kastrioti. 

“Bota sot”: A mendoni se ka rritje të nivelit të lojës dhe rivalitetit në dy javët e para?
Edon Ibrahimi:
Po, padyshim se çdo javë kampionati po bëhet më interesant pasi rivalet për titull po zhvillojnë takimet në mes vete.

“Bota sot”: Çfarë i duhet më shumë Kastriotit në vazhdim të kampionatit dhe a jeni i kënaqur me fondin e lojtareve?

Edon Ibrahimi: Sa i përket fondit të lojtareve momentalisht jam i kënaqur, por për në vazhdim do të na duhen edhe dy përforcime dhe shpresoj se me sponzorët që ekipi ka afruar do të arrijmë të rrisim cilësinë në ekip pasi dihet se përforcimet nga jashtë janë të kushtueshme, pra me lejoni që të falënderoj edhe një herë sponzorët momental të cilët po japin një kontribut të madh për ekipin, “Uji Miros”, “Kopmlast”, “StarGraf”, “TermoLuli”, “MagicFood”, “Liria G”.

Superliga-meshkujt, java e 3-të
E diel

Prishtina Volley M-Drenica    14.00
Ulpiana-Ferizaj    18.00
Vëllaznimi-Peja    19.00
Luboteni-Theranda    20.00
Drita-As Vushtrria    20.00

Femrat, java e 3-të
E shtunë

M-Technologie-Skenderaj
Feronikeli-Ferizaj    u shty
E diel
Vushtrria-Gryka    14.50
Drita-Fushë Kosova    15.00
Prishtina F-Kastrioti        19.30

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat