Selektori i kombëtares së Kosovës (meshkujt), Bahri Gjinovci, e pranon hapur se ka oferta, por nuk tregon se cilat nga klubet e kryeqytetit po flasin tinëzisht apo po e lusin, M Technologie Prishtina apo Prishtina F.
“Po, kam oferta. Nuk mund të flas me emra, ofertat janë nga klubet e Kosovës. Kam punë profesionale e shumë planë tjera për të ardhmen, ta shohim deri në janar”, tha shkurt Gjinovci.
Flitet e përflitet se klubet nga kryeqyteti, kanë angazhuar edhe ndonjë misionar që të flasin tinëzisht me Gjinovcin, por ky i fundit refuzon kategorikisht të tregoj për këtë punë dhe i ka hedhur poshtë këto zëra apo thashetheme.
“Jam profesionist, çmimin e kam çmim dhe ata që dojnë të bisedojnë me mua, i din kriteret e mija profesionale dhe qasjen e komunikimit!”, përfundoi Gjinovci.