Kur flet e vendos Loriku, të gjithë dridhen! - Bota Sot
Kur flet e vendos Loriku, të gjithë dridhen!

Volejboll

Kur flet e vendos Loriku, të gjithë dridhen!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 11:02
Kur flet e vendos Loriku, të gjithë dridhen!

Është interesant pamja e Lorik Ilazit, nuk të jep ndonjë shenjë që është i qetë, por gjithmonë rri në heshtje dhe nuk premton shkel e shko!

Ai burrërinë nuk e mat duke folur shumë, por kur flet një herë apo vendos, dridhet i tërë komuniteti i volejbollit femëror!

Loriku është kryetrajner i Dritës nga Gjilani, kampione në fuqi, vendosi dhe pruri një volejbolliste të Partizanit të Tiranës,  Orkida Terpollari.

Loriku zotohet se titulli sërish do të vije në Gjilan, i pesti rresht në qytetin që ka thyer rekordin e shikueshmërisë së pasluftës, mbi 3 mijë veta në palestër në ndeshje të volejbolli.

Loriku sa herë flet e bie një lojtare të madhe sepse i ka rrënjët të thella me shtetin shqiptar, pra me komunitetin e volejbollit shqiptar të femrat.

Sa herë flet Loriku komuniteti i volejbollit dridhet!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat