Bukuroshja shqiptare: Jam gati të jap më të mirën time

Volejboll

Bukuroshja shqiptare: Jam gati të jap më të mirën time

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 15:40
Bukuroshja shqiptare: Jam gati të jap më të mirën time

“Mbretëreshë Teuta! E ndiej fuqinë! Faleminderit @ema_savahl për këtë krijim të pabesueshëm, që mishëron në mënyrë perfekte gruan e fortë dhe të patrembur shqiptare. Jam shumë krenare që përfaqësoj të gjitha gratë e vendit tim, për t’i frymëzuar dhe fuqizuar që të arrijnë ëndrrat e tyre, të jenë të patrembura dhe origjinale. Faleminderit ti, Shqipëri, që qëndron me mua dhe më jep nderin për të të përfaqësuar”.

Ky mesazh prekës dhe plot ndjenjë e krenari është i Sindy Marinës, volejbollistes se Kombëtares Shqiptare, që përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në “Miss Universe 2019”, që u zhvillua të dielën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke zënë vendin e 11-të.

E pyetur nga prezantuesi në skenën e “Miss Univers 2019” nëse më shumë tension ka në dhomat e zhveshjes para një ndeshjeje apo prapaskenat e Mis Univers, bukuroshja shqiptare u përgjigj:

“Kjo është një pyetje e vështirë, sepse të dyja mbartin tension në mënyrat e tyre të veçanta. Por ajo që dua të them është se ka një ndryshim të madh mes ndeshjeve të volejbollit dhe “Miss Univers”. Në volejboll ka shumë ndeshje dhe mundësi për të fituar, ndërsa “Miss Universi” është diçka që të ndodh njëherë në jetë. Jam gati të jap më të mirën time”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat