Ibrahimi optimist me Ferizajn para finales së madhe - Bota Sot
Ibrahimi optimist me Ferizajn para finales së madhe

Volejboll

Ibrahimi optimist me Ferizajn para finales së madhe

Nga: Kemajl Goca Më: 20 dhjetor 2019 Në ora: 16:25
Ibrahimi optimist me Ferizajn para finales së madhe

Kryetrajneri i Ferizajt pret një finale interesante dhe shpreson se do ta fitojnë trofeun. “Besoj që jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Ekipi është super i motivuar dhe një atmosferë shumë e mirë po mbizotëron në klub, kjo edhe fal kushteve dhe disiplinës së treguar nga lojtarët të cilët shfrytëzoj t’i falënderoj për profesionalizmin e treguar!”, tha Ibrahimi.

Më tej Ibrahimi flet edhe për përparësitë e ekipit të tij ndaj rivalit të qytetit. “Skuadra është e kompletuar dhe i kemi tejkaluar edhe problemet të cilat i patëm me lëndime.

Përparësi mendoj se është vet grupi i lojtarëve të cilët po japin gjithçka nga vetja për t’i arritur synimet e klubit! 

Kemi lojtar me përvojë të gjatë në përbërjen tonë që dinë të bëjnë diferencën në ndeshje të tilla!”, ka deklaruar Ibrahimi.  Finale emocionuese mes dy skuadrave ferizajase, e cila pritet të sjell sa më shumë shikues në palestër. Secila ekip është përgatitur maksimalisht dhe e njohin mirë njëra – tjetrën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat