Të panjohurat e Mimoza Shkodrës - Bota Sot
Të panjohurat e Mimoza Shkodrës

Volejboll

Të panjohurat e Mimoza Shkodrës

Nga: Kemajl Goca Më: 30 janar 2020 Në ora: 13:01
Të panjohurat e Mimoza Shkodrës

Sot është e përkushtuar në volejboll, lufton për kushtet më të mira. Është një luftëtare e sportit, e kohërave më të vështira, e kohës së okupimit (1991-1999). E gjithanshme në atëkohë, volejbolliste, atlete e hendbolliste.

Me shumë shoqe, nuk hezituan në asnjë moment por iu qasen garave të Republikës së Kosovës, duke iu kundërvu regjimit serb.

Nuk u tremb për asnjë moment, as nga kërcënimet më të rënda që vinin atëkohë nga regjimi serb por vazhdojë misionin e saj të shenjtë.

Është Mimoza Shkodra, ish volejbolliste e spikatur dhe aktualisht nënkryetare e FVK-së dhe profesoreshë.

Cilat janë të panjohurat e saj deri me tash? Botërisht dihet se ka qenë prej volejbollisteve më të mira, por pak kush e ka ditur në ditët e sotme se Mimoza ka qenë atlete në kërcim së gjati dhe hendbolliste në vitet e 90-ta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat