Vajza korçare vjen në KV Drita

Volejboll

Vajza korçare vjen në KV Drita

Nga: K. G. Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 10:24
Vajza korçare vjen në KV Drita

Kampionia në fuqi, Drita nga Gjilani, nuk qëndron duarkryq, duke përforcuar radhët e saja me një volejbolliste nga shteti shqiptar. 

“Drita jonë ka bërë edhe kompletimin e ekipit me vajzën nga Korça, lojtaren Dhimitra Kole e cila do të jetë pjesë e Kampionit të Kosovës gjegjësisht në klubin tonë KV Drita.

Duke ju falënderuar Presidentit tonë z. Jakup Shabani ekipi përfundon afatin kalimtar duke u kompletuar për sfidat që na presin dhe Korçarja e ashtuquajtur Mita është lojtarja e fundit qe i bashkëngjitet klubin tonë!

Në zyrat e Klubit lojtaren në fjalë e prezantoi drejtori Florent Haziri dhe kryetrajneri Lorik Ilazi.
Dhimitra KOLE është lojtare në pozicionin 4-të të ashtuquajtur "Pranuese Shërbimi" e cila volejbollin e filloj në vitin 2007 kur ishte në moshën 11-vjeçare të ekipi i Skënderbeut te Korçës, karriera e Mitës filloj me ekipin e te rejave të Skënderbeut ku shpejt u vërejt talenti i saj dhe erdhi kalimi te ekipi senior i Skënderbeut në të cilin ishte pjesë nga viti 2012 deri 2016 për të kaluar mandej për tri vite tek ekipi i Tiranës me te cilit pati suksese të lakmueshme duke vazhduar karrierën së fundi për një sezon edhe te Mirdita Volley nga Rrësheni dhe tani te Drita jonë.

Dhimitra Kole gjithashtu në vitin 2016 ishte pjesë e Kombëtares Shqiptare në garat ndërkombëtare dhe shume herë përfaqësoj Shqipërinë në volejboll në rërë - "Beach-Volley".
Me ardhjen e Mitës dhe kompletimin e ekipit qëllimi i këtij viti që Drita jonë të filloj të përgatitet për arritjen të gjitha trofeve dhe të vazhdoj drejt titullit të 5-të kampion”, njofton KV Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat