Ka vazhduar edhe dje seria e seminareve për trajnerë të volejbollit.
Në diten e katërt ka ligjeruar, Dr.sc.Enver Tahiraj.
Në seminar u shtjelluan tema aktuale si: Ushtrime fizike specifike për grupmosha të reja; Menaxhimi i situatës reale në "trekëndëshin", trajner-lojtarë-ushtrime (seniorë).
Këto seminare kanë zgjuar interesim për pjesëmarrje edhe nga trajnerë dhe entuziastë të volejbollit jashtë Kosovës.
Sot me 13 maj, nga ora 17:00, do të mbahet edhe dita e fundit e seminareve për trajner, ku ligjerues do të jetë, prof.Lorik Ilazi. Ilazi do të ligjeroj temën: Përgaditja e skuadrës para dhe gjatë fazës së garave.
Seminari do të organizohet në platformen ZOOM dhe përveç trajnerëve FVK ju ofron mundësinë ta ndjekin edhe të interesuarit tjerë.