Bordi i FVK-së vendosi për vazhdimin e kampionatit? - Bota Sot
Bordi i FVK-së vendosi për vazhdimin e kampionatit?

Volejboll

Bordi i FVK-së vendosi për vazhdimin e kampionatit?

Nga: K. G. Më: 21 maj 2020 Në ora: 22:33
Bordi i FVK-së vendosi për vazhdimin e kampionatit?

Bordi i Federatës së Volejbollit të Kosovës, sot në orët e vona të pasdites mbajti mbledhjen dhe mori disa vendime.

“Bordi i FVK-së, sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt të radhës. Në mbledhje kryesisht u diskutua për mundësinë dhe mënyrën e vazhdimit të garave të ndërprera për shkak të pandemisë Covid-19.

Pas diskutimeve anëtarët u dakorduan që vendimi përfundimtar për vazhdimin, mënyrën dhe datën e vazhdimit të merret gjatë mesjavës së ardhshme. 

Federata e Volejbollit kërkon nga të gjitha klubet që të respektojnë të gjitha vendimet dhe masat e institucioneve shëndetësore, në lidhje me mbrojtjen nga COVID-19. Në shpresojmë dhe urojmë, që shumë shpejt të gjithë së bashku, të ju kthehemi aktiviteteve dhe lojës më të bukur të volejbollit!”, njofton FVK.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat