Klubi i volejbollit M-Technogie nga Prishtina shënon edhe një fitore në garat e play-off-it të Superligës A të Kosovës.
Vashat prishtinase regjistruan fitoren e dytë nga tri takimet e deritashme, duke e bërë të lumtur edhe kryetrajnerin Naser Krasniqi.
“Ekipi ynë vazhdon me fitore bindëse, kësaj radhe ndaj KV Kastriotit në Ferizaj me rezultat 0:3 (26:28, 16:25, 19:25)”,bëhet e ditur nga klubi,.
Drita kryeson me 5 pikë pasojnë M-Technologie 5, Kastrioti 4 pikë.