Kryetari i FVK-së, Ibrahimi: Urime 25 vjetori i gazetës ‘Bota sot’, një dritare e fuqishme e informimit

Volejboll

Kryetari i FVK-së, Ibrahimi: Urime 25 vjetori i gazetës ‘Bota sot’, një dritare e fuqishme e informimit

Nga: K. Goca Më: 26 qershor 2020 Në ora: 20:40
Abedin Ibrahimi

Kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Abedin Ibrahimi, e vlerëson lart rolin e gazetës kombëtare “Bota sot”,  për informim profesional e korrekt të opinionit sportiv, sidomos të volejbollit.  

“Uroj 25 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot” dhe shumë e shumë e shumë vite të suksesshme. 

“Bota sot” është një dritare e fuqishme e informimit, sidomos për sportin e volejbollit.  

‘Bota sot’ për volejbollin ka informuar jo vetëm në Kosovë por edhe  jashtë vendit. Dikur kur pak shkruhej e flitej ‘Bota sot’ ishte vendi i informimit. 

Është një dritare e fuqishme e informimit dhe besoj e shpresoj se edhe në të ardhmen do të kontribon gjithnjë e më fuqishëm për volejbollin, sportin dhe në përgjithësi”, uron Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat