Shqiptari nga Kosova me ekipin e tij humb edhe finalen e dytë 

Volejboll

Shqiptari nga Kosova me ekipin e tij humb edhe finalen e dytë 

Nga: Kemajl Goca Më: 12 korrik 2020 Në ora: 20:27
Shqiptari nga Kosova me ekipin e tij humb edhe finalen e dytë 

Shqiptari nga Kosova, reprezentuesi i Shqipërisë, Gazmend Husaj, me ekipin e Olympiacos, humb edhe finalen e dytë të Kampionatit të Greqisë në volejboll. 

Ata si mysafirë pësuan humbje me rezultat 3:1 (22:25, 25:12, 25:15, 25:13) nga Panathinaikosi. 
Panathinaikos është kampioni i ri. 

Skuadra e Athinës humbi setin e parë nga Olympiakosi, por në tre setet e tjerë u tregua shumë më e mirë dhe ngadhënjeu. 

Finalen e parë Panathinaikos e kishte fituar me 3:0 në konak të rivalit dhe në seri të fitoreve triumfojnë me 2:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat