Volejbolli nis aktivitetet më 4 shtator, ja planet e sezonit të ri

Volejboll

Volejbolli nis aktivitetet më 4 shtator, ja planet e sezonit të ri

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 12:33
Volejbolli nis aktivitetet më 4 shtator, ja planet e sezonit të ri

Federata Shqiptare e Volejbollit, përmes një komunikimi me të gjitha klubet anëtare të saj, ka zyrtarizuar datat e sezonit të ri. Nëse për kampionatin nuk ka ende asnjë datë të saktë se kur do të nisë (mendohet fundi i shtatorit), mësohet se eventi i parë i sezonit të ri sportiv 2020-2021 do të jetë Kupa e Federatës.

Ky event për meshkuj dhe femra do të zhvillohet më datat 4-6 shtator, me pjesëmarrjen e 4 ekipeve të mira deri në momentin që u ndërpre sezoni i fundit 2019-2020 (ky sezon nuk nxori kampionë), shkruan telesport.

Ndërkohë, kryesia e FSHV-së ka vendosur që më 28 gusht të hedhë shortin e kampionatit, ndërkohë që brenda datës 7 gusht ekipet duhet të kenë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Kupa e Shqipërisë, ashtu si gjithnjë, do të jetë gjithëpërfshirëse, me të gjitha ekipet e federuara.

FSHV konfirmon gjithashtu se në rast se në rast se pandemia e Covid-19 do të përkeqësohet dhe do të ketë bllokime të mëtejshme të eventeve sportive, atëherë sezoni i ri mund të pësojë ndryshime në strukturë. Sezoni 2020-2021 duhet të mbyllet brenda datës 15 prill të vitit të ardhshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat