Volejbolli i Kosovës me dy klube në Evropë, kampionet tërhiqen pas paraqitjes... - Bota Sot
Volejbolli i Kosovës me dy klube në Evropë, kampionet tërhiqen pas paraqitjes...

Volejboll

Volejbolli i Kosovës me dy klube në Evropë, kampionet tërhiqen pas paraqitjes...

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2020 Në ora: 17:59
Drita

Shumë probleme ka shkaktuar pandemia Covid 19. Megjithatë dy klube do ta përfaqësojnë Kosovën në garat evropiane.  

M-Technologie nga Prishtina, kampion i Kosovës në konkurrencën e femrave, është tërhequr nga pjesëmarrja pasi që kishte paraqitur kandidaturën për Challenge Cup.  Pritet ky klub ta konfirmojë arsyen e dorëheqjes, kur dihet se financiarisht i ka punët më mirë se të gjitha klubet tjera.    

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Valon Nikçi, tregon se cilat klubet kanë paraqitur kërkesën për pjesëmarrje në garat evropiane.

“Dy klube janë paraqitë, Drita (femrat) në Challenge Cup dhe Ferizaj (meshkujt) në Kupën Ballkanike.

M - Technologie është tërheq pasi është paraqitë”, tregon Nikçi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat