Kur është themeluar Federata Shqiptare e Volejbollit?

Volejboll

Kur është themeluar Federata Shqiptare e Volejbollit?

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 17:58
Kur është themeluar Federata Shqiptare e Volejbollit?

Federata Shqiptare e Volejbollit është themeluar ne 2 shtator të vitit 1945. 

Në shtator të vitit 1949 Federata Shqiptare e Volejbollit bëhet anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Volejbollit (FIVB), si dhe anëtare e Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV). 

Nga tetori i vitit 2000 është anëtare dhe e Shoqatës Ballkanike të Volejbollit (BVA). Nga viti 1946 deri në vitin 2014 janë zhvilluar çdo vit pa ndërprerje gjithsej 69 Kampionate Kombëtare si për meshkuj ashtu dhe për femra.

Në Kampionatet Evropiane ekipi kombëtar për meshkuj arrin rezultate mjaft të mira me pjesëmarrjet e tij në vitin 1955 në Rumani duke zënë vendin e 10-të, në vitin 1958 në Çekosllovaki vendin e 11-të, në vitin 1967 në Turqi vendin e 13-të dhe në vitin 2008 në ndeshjet eliminatore, eliminohet me pikë nga ekipi i Azerbajxhanit, për të vazhduar në vitin 2011 në ndeshjet eliminatore të Kampionatit Evropian, ku ekipi ynë luajti kundër ekipit të Britanisë së Madhe etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat