Erzeni eliminohet nga Championsi

Volejboll

Erzeni eliminohet nga Championsi

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 15:35
Erzeni eliminohet nga Champions

Ka përfunduar aventura e skuadrës së Erzenit në Champions League në volejboll për meshkuj. Ekipi shijakas ka luajtur ndeshjet e tij të fazës paraeliminatore, Grupi A, ku arriti 2 fitore dhe 2 humbje.

Dy fitoret skuadra e Erzeni i mori në tavolinë, të dyja 3-0 ndaj kroatëve të Mladost Zagred. Ekipi kroat u tërhoq nga eventi për shkak të rregullave anti-Covid të vendosura nga autoritetet vendase.

Ndërsa dy humbjet erdhën në përballjet që Erzeni zhvilloi me ekipin hungarez të Fino Kaposvar. Të dyja këto takime u mbyllën 3-0 për rivalët hungarezë, që zunë vendin e parë në Grupin A, ndërsa Erzeni u rendit i dyti.

Pas eliminimit nga Champions League skuadra shijakase do të vijojë aventurën e saj në Kupën CEV, ku përballë do të ketë skuadrën tjetër hungareze të Hebar Pazardzhik. Ndeshjet pritet të luhen në nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat