Fushë Kosova kampion i Superligës B

Volejboll

Fushë Kosova kampion i Superligës B

Nga: K.G. Më: 11 tetor 2020 Në ora: 23:30
Fushë Kosova kampion i Superligës B

Volejbollistet e Fushës Kosovës janë kampione të Superligës B të Kosovës. Vashat e Fushë Kosovës treguan lojëra më të mira se rivalet tjera dhe me plotë meritë arritën në vendin e parë. Kryetrajneri i Fushës Kosovës, Istref Elezaj, është i lumtur me angazhimin dhe lojën e vashave të tij.

Në kampionatin e stërzgjatur 2019-2020 për shkak të pandemisë, klubi jonë arriti që edhe pas disa ndërprerjeve të menaxhoj më së miri gjendjen fizike, psikologjike, me fokusin e qartë qysh nga ndeshja e parë, shpalljen kampion në këtë ligë. 

Kështu pas lojëve të mira të treguara, pa asnjë humbje vashat e klubit tonë arritën të buzëqeshin në fund, duke ia shtuar qytetit edhe një kupë, të parën të këtij lloji.

Image

Sot, ne xhiron e fundit shënuam fitore kundër Vushtrrisë. 

Falënderojmë të gjithë ata që po mundohen për këtë klub, faleminderit Kuvendit Komunal, faleminderit të gjithë atyre që nuk po hezitojnë që ky grup i lojtarëve të motivohet për rezultate të reja.

Image

Faleminderit secilës lojtare, të cilat po japin maksimumin në secilën ndeshje, djersa e tyre po kthehet në krenari për qytetin.
Kohën e festës e kemi të shkurt, pasi që vikendin e ardhshëm fillon kampionati i ri, klubi është duke u mobilizuar për suksese edhe më të mëdha.

Image

Shijoni disa nga momentet e lojës dhe festës, ju premtojmë që çaste të tilla nuk do ti mungojnë këtij qyteti”, thotë Istref Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat