Dukagjini vazhdon me përforcime

Volejboll

Dukagjini vazhdon me përforcime

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 21:35
Dukagjini vazhdon me përforcime

Klubi i volejbollit Dukagjini nga Klina vazhdon me përfocime për kampionatin e ri.

"Në vazhden e transfereve klubit të femrave të volejbollit, Dukagjini, për sezonen 2020/2021 i bashkangjitet edhe sulmuesja e KVF “Feronikel”, Erza Zasella.

Zasella ka filluar të merret me volejboll qysh në moshën 14-vjeçare duke qenë pjesë e disa klubeve si KVF “Trepça”, KVF “Feronikel”, etj.

Përformanca e saj mjaft pozitive e treguar në më shumë se 7 vjet karrierë në volejboll, i ka tërhequr vëmendje drejtoreshës së klubit, Kristina Lazri, për ti përfituar shërbimet e saj.

Lazri, pas realizimit të këtij transferi është shprehur mjaft e kënaqur, pasi klubi i saj tashmë është kompletuar dhe i dëshiron Erzës suksese dhe mbarësi tek Dukagjini, kur ka mbetur edhe pak kohë deri të fillimi i garave", njofton Dukagjini.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat