Abedin Ibrahimi mbetet si pa frymë, serbi sërish u rizgjodh kryetar 

Volejboll

Abedin Ibrahimi mbetet si pa frymë, serbi sërish u rizgjodh kryetar 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 tetor 2020 Në ora: 18:16
Abedin Ibrahimi mbetet si pa frymë, serbi sërish u rizgjodh kryetar 

Një serb nga Beogradi sërish në krye të Federatës Evropiane të Volejbollit (CEV). Është fjala për 72-vjeçarin Aleksandar Boriçiç. Një lajm aspak i mirë për volejbollin e Kosovës, si duket Abedin Ibrahimi, kryetar i FVK-së, ka mbetur pa frymë për qindtat e sekondës!

Aleksandar Boriçiç do të drejtojë familjen Evropiane të volejbollit për një mandat tjetër prej katër vjetësh pasi ka marrë shumicën e votave nga delegatët që morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme XLI CEV, të mbajtur sot në Vjenë. Presidenti i tanishëm i CEV mori 36 vota, ndërsa kundërkandidati i tij Hanno Pevkur nga Estonia, nuk mori më shumë se 19 vota. 
Presidenti i CEV Aleksandar Boriçiç përgëzo kolegët e Komitetit Ekzekutiv pas rizgjedhjes së tij për një mandat tjetër katërvjeçar në krye të organizatës

“I lindur në vitin 1948, Aleksandar Boriçiç gëzoi një karrierë të suksesshme si lojtar dhe trajner përpara se të kalonte në menaxhim sportiv. Ai ishte President i Federatës së Volejbollit të Jugosllavisë dhe më pas i Federatës së Volejbollit të Serbisë dhe Malit të Zi dhe Federatës së Volejbollit të Serbisë nga 1992 deri në fillim të vitit 2016.

I diplomuar në Kolegjin e Shkencave Ekonomike dhe Shkollën e Avancuar të Trajnerëve të Volejbollit nga Universiteti i Beogradit, ka qenë në krye të familjes Evropiane të Volejbollit që nga tetori 2015 dhe është Zëvendëspresident i 2-të Ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare të Volejbollit (FIVB) gjithashtu”, shkruan CEV.

Përbërja e plotë e Bordit të CEV:
Aleksandar Boriçiç (Serbia) - President
Renato Arena (Italia) - Nënkryetar i parë
Eric Adler (Danimarka) - Nënkryetar i thesarit
Michel Everaert (Holanda) - Nënkryetar
Margaret Ann Fleming (Skocia) - Nënkryetare
Lubor Halanda (Sllovakia) - Nënkryetar
Emma Labrador (Gjibraltari) - Nënkryetare
Miroslaw Przedpelski (Polonia) - Nënkryetar
Stanislav Shevchenko (Rusia) - Nënkryetar
Zdeslav Barac (Kroacia)
Geert De Dobbeleer (Belgjika)
Lubomir Ganev (Bullgaria)
René Hecht (Gjermania)
Jalil Jafarov (Azerbajxhani)
Gernot Leitner (Austria)
Lennart Neovius (Suedia)
Metod Ropret (Sllovenia)
Eric Tanguy (Franca)
Gudmundur Helgi Thorsteinsson (Islanda)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat