Kampionja ashtu si e ka hije, e fillon furishëm

Volejboll

Kampionja ashtu si e ka hije, e fillon furishëm

Nga: Kemajl Goca Më: 18 tetor 2020 Në ora: 11:39
Kampionja ashtu si e ka hije, e fillon furishëm

M Technologie e fillon me fitore bindëse mbrojtjen e titullit të kampionit në elitën e volejbollit të Kosovës.

Vashat prishtinase triumfuan me rezultat të thellë 3:0 (25:3, 25:5, 25:8) ndaj Feronikelit nga Drenasi. 

Volejbollistet nga Drenasi nuk mundën t’i bëjnë ballë kampiones, dëshmia më e mirë është se për tre sete mblodhën gjithsej 16 pikë. 

Kryetrajneri Naser Krasniqi ka përgatitur ekipin jashtëzakonisht mirë dhe me synime që të mbrojnë titullin dhe ta fitojnë Kupën e Kosovës. 

Krasniqi është i kënaqur me angazhimin e vashave të tij dhe për tri pikë të lehta në start të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat