Trajneri pozitiv, mbledhjen para ndeshjes e bën i izoluar nga dritarja

Volejboll

Trajneri pozitiv, mbledhjen para ndeshjes e bën i izoluar nga dritarja

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 11:14
Trajneri pozitiv me Covid, mbledhjen para ndeshjes e bën i izoluar nga dritarja

Tashmë që koronavirus ka “pushtuar” botën të gjithë po mësohen të mbijetojnë me të. Nëse një pozitiv nuk mund të jetë në skuadër, atëherë është mirë që ai të japë mbështetjen në mënyra të tjera.

Kjo gjë ka ndodhur te skuadra italiane e volejbollit Busto Arsizio, ku personi pozitiv në fjalë është vetë trajneri (Marco Fenoglio). Ai nuk ka dashur të lërë vetëm skuadrën para ndeshjes së radhës në kampionat (fituar 3-1).

Ai ka gjetur një mënyrë interesante për të karikuar skuadrën dhe për t’i dhënë vajzave këshillat e fundit para ndeshjes. Volejbollistet janë mbledhur në dritaren poshtë dhomës ku është izoluar trajneri i tyre, për të dëgjuar këshillat para ndeshjes.

Në fund ato i dhanë një mesazh trajnerit të tyre: “Jemi me ty”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat