Drita fituese e turneut “Ismet Ramadani”, Muja lojtarja më e mirë

Volejboll

Drita fituese e turneut “Ismet Ramadani”, Muja lojtarja më e mirë

Nga: K.G. Më: 25 tetor 2020 Në ora: 17:34
Drita fituese e turneut “Ismet Ramadani”, Muja lojtarja më e mirë

Drita nga Gjilani, klubi më i organizuar në vendin tonë, triumfon në turneun përkujtimor “Ismet Ramadani” në volejboll. 

I ndjeri Ramadani ka qenë  gazetar i shquar sportiv dhe disa vite ka punuar edhe në gazetën kombëtare “Bota sot”.  
Drita në gjysmëfinale ishte më e mirë se Ferizaj dhe fitoi me rezultat 2:0. Në finale Drita e mposhti me rezultat 2:0 Skenderajn dhe fitojnë turneun. 

Lojtarja më e mirë e turneut u zgjodh Rukije Muja e Dritës.

Image

Fituesit u shpërblyen me Kupë dhe gjithashtu tri vendet e para u shpërblyen me medalje. Vajza dhe djali i të ndjerit Ismeti, Arta dhe Dritoni, me klubin Ferizaj e organizuan turneun në mënyrën më të mirë të mundshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat