Fer Volley befason të gjithë, siguron Superligën B

Volejboll

Fer Volley befason të gjithë, siguron Superligën B

Nga: K.G. Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 21:54
Fer Volley befason të gjithë, siguron Superligën B

Klubi i volejbollit Fer Volley nga Ferizaj, ka befasuar të gjithë me sukses, nuk ka as 3 muaj që u themelua dhe ia doli që të ngjitet në Superligën B, duke iu falënderuar edhe punës palodhshme të kryetrajnerit Edon Ibrahimi.

“Fer Volley përfundon me sukses misionin...

Sot në palestrën ‘Better Life’ në Lipjan, u zhvillua edhe ndeshja e xhiros së shtatë, ku përball kishim KV Ulpiana e cila renditej e dyta në tabelë dhe fituesi i këtij takimi vazhdonte garat për në Superligën B.

Paraqitje fantastike e vajzave ku për asnjë moment nuk e vunë në dyshim fitoren, vlen të theksohet paraqitja fantastike e dyshes Laura Zeneli dhe Driola Ajvazi por pa anashkaluar edhe pjesën tjetër të ekipit të cilat treguan seriozitet dhe përkushtim. Pas kësaj fitore kemi siguruar pozitën e parë në tabelë. 

Ndeshja e fundit do të luhet këtë të shtunë në Ferizaj ku përball do të kemi KV Feniksin, ndeshje e cila do të vlejë vetëm sa për statistika.

Edhe njëher faleminderit të gjithë atyre të cilët po i qëndrojnë pranë ekipit si nga ana financiare po ashtu edhe nga pjesa morale”m shkruan në faqen KV Fer Volley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat