Skenderaj shpalli më të mirët, Kadriu krenar

Volejboll

Skenderaj shpalli më të mirët, Kadriu krenar

Nga: K.G. Më: 8 janar 2021 Në ora: 18:07
Skenderaj shpalli më të mirët, Kadriu krenar

Klubi i volejbollit Skenderaj ka marrë pothuajse shumicën e çmimeve të sportisteve më të mira për vitin 2020. 
“Zgjedhja e sportistit të vitit 2020!

Ardiana Krasniqi u shpall sportistja më e mirë e vitit; KV Skenderaj u shpall klubi më i mirë i vitit; Ylli Kadriu u shpall trajneri më i mirë i vitit.

Arjesa Sahiti - ndër talentet më të mira të vitit.

Falenderojmë të gjithëve për vlerësimin maksimal për punen tonë tash e sa vite.

Falenderojmë kryetarin e Komunës z. Bekim Jashari

Faleminderit DKRS-së me drejtor z. Abdyl Imeri dhe kryetarin e KV Skenderaj z. Agron Istogu”, shkruan në faqen e KV Skenderaj.

“Të shpallesh trajneri më i mirë për disa vite me radhë, në një Komune kaq të madhe me shumë klube me traditë është me të vërtete privilegj dhe kënaqësi shumë e madhe.

Rruga për këto suksese është shumë e gjatë dhe e vështirë, dhe padyshim pa një skuadër perfekte është sukses i pamundur, prandaj faleminderit ekipi im KV Skenderaj. Faleminderit të gjithë jurisë për këtë vlerësim.
Faleminderit Komunes sime për përkrahje”, ka thënë Kadriu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat