Garë interesante në volejbollin e Kosovës

Volejboll

Garë interesante në volejbollin e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 19 janar 2021 Në ora: 14:46
Garë interesante në volejbollin e Kosovës

Hapi më i mirë që ka bërë Federata e Volejbollit të Kosovës apo që i ka dhënë një dimension tjetër volejbollit femëror të Kosovës, pa dyshim është me Superligën A. Pas përfundimit të stinorit vjeshtor, gjashtë skuadra e para apo më të mira, do të garojnë në Superligën A. 

Drita nga Gjilani, kampione vjeshtore, ka investuar më së shumti gjatë vjeshtës dhe ka prurë edhe një numër të lojtareve cilësore nga ekipet tjera, si Rukije Muja, Elvira Bajraktari, Dhurata Sylejmani, Valmira Ramadani etj.

Skenderaj është prej skuadrave që meriton respektin më të madh, që gjithnjë rri në hap për kreun e tabelës dhe që ka bërë senzacion me përforcimin me lojtaren e njohur nga Shqipëria, Sava Thaka.  Këtu është një punë e madhe edhe e trajnerit Yll Kadriut.

Prishtina F. ka ndërtuar një ekip të mrekullueshme me trajnerin Bahri Gjinovci dhe përfundoi në vend të katërt gjatë vjeshtës, me pak përforcime do të luftojnë edhe për trofe. 

Prishtina F apo ekipi më i vjetër në kryeqytet, shquhet për organizim dhe Fair-Play. 

Fushë Kosova, me trajnerin Istref Elezaj, janë befasia më e këndshme, duke përfunduar në vend të pestë dhe që ishte befasia më e  këndshme. Puna e pandalshme e Istrefajt ka bërë një ekip të respektuar në elitë. Kastrioti i Ferizajt, me lojtare të reja, la të gjithë pa fjalë.

Askush nuk e priste se Kastrioti do të futet në Superligën A, por puna vetëmohuese dhe profesionale e trajneres Vildane Jashari, arritën qëllimin e madh, që të jenë pjesë e Superligës A.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat