Skenderaj triumfon në Prishtinë! Kadriu: Kjo fitore ka më shumë rëndësi për moralin e ekipit

Volejboll

Skenderaj triumfon në Prishtinë! Kadriu: Kjo fitore ka më shumë rëndësi për moralin e ekipit

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2021 Në ora: 21:13
Skenderaj triumfon në Prishtinë! Kadriu: Kjo fitore ka më shumë rëndësi për moralin e ekipit

Klubi i volejbollit Skenderaj kthehet me tri pikë domethënëse nga kryeqyteti, duke e mposhtur me rezultat 3:1 Prishtinën F, në kuadër të javës së 6-të të Superligës A.

Vashat e Skenderajt ishin më të mira dhe si rrjedhojë e kësaj edhe triumfuan ndaj prishtinasve.

Kryetrajneri i Skenderajt, Yll Kadriu, përgëzon vashat për angazhim dhe lojë cilësore. 

“Kjo fitore ka më shumë rëndësi për moralin e ekipit, pasi që me të vërtetë po kemi shumë ndeshje gjatë një jave dhe kjo po na rrezikon disi me lëndime të cilat po paraqiten në çdo ekip, ashtu siç ndodhi edhe sonte në lëndimin e Entela Muqolli, të cilës u urojmë shërim të shpejtë.

Përparësia me plotë kuptimin e fjalës ishte në qendër, ku ishim të pandalshëm në këtë pozicion”, tha Kadriu për gazetën kombëtare “Bota sot”. Skenderaj renditet në vend të tretë me 34 pikë, duke lënë pas Prishtinën F me 22 sosh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat