Kosova e pret Ballkanikun U20

Volejboll

Kosova e pret Ballkanikun U20

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 14:06
Kosova e pret Ballkanikun U20

Federata e Volejbollit e Kosovës po bën përgatitjet finale, në prag të garës së ardhshme të BVA Kampionatit Ballkanik U20, që pritet të organizohet në vendin tonë.

Nga 20-24 korrik 2021, në Kosovë do të garojnë 7 shtete: Shqipëria, Bullgaria; Kosova; Maqedonia e Veriut; Mali i Zi, Rumania dhe Turqia.

Fitorja e kandidaturës së Kosovës për ta organizuar këtë garë, tregon edhe njëherë vlerësimin që BVA i ka bërë FVK-së, për nivelin teknik dhe organizativ të ngjarjeve të mëhershme që i janë besuar vendit tonë në volejboll dhe beach volley.

Ky është një lajm i mirë jo vetëm për komunitetin e volejbollit por në përgjithësi sportin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat