Kombëtarja e Kosovës U-20 gati për evropianin në Izmir

Volejboll

Kombëtarja e Kosovës U-20 gati për evropianin në Izmir

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 12:48
Kombëtarja e Kosovës U-20 gati për evropianin në Izmir

Dyshja e kombëtares së Kosovës në Beach Volley në grupmoshën U20, Erion Bajrami dhe Ermal Maliqi, kanë filluar përgatitjet intensive për Kampionatin Evropian.

Bajrami e Maliqi do ta përfaqësojnë Kosovën në evropianin që mbahet në Izmir të Turqisë nga 8-11 korrik 2021.

Ndeshjet kualifikuese të çiftit nga Kosova do të nisin më 7 korrik 2021, ku varësisht nga shorti, kundërshtarët potencialë mund të jenë nga Moldavia, Norvegjia, Finlanda apo Greqia.

Në Holiday Resort në Sllatinë, gjatë grumbullimit përgatitor të çiftit kosovar, për vizitë ka qëndruar edhe presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci, i shoqëruar nga sekretari I përgjithshëm Valon Nikqi.

Gjinovci e Nikqi, e kanë përgëzuar dyshen e volejbollistëve dhe trajnerin Fatlum Hajrizi, për përkushtimin dhe gatishmërinë që të japin më të mirën në këtë prezantim në kampionatin evropian U20.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat