Tjetër aktivitet ndërkombëtar në Shqipëri

Volejboll

Tjetër aktivitet ndërkombëtar në Shqipëri

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 12:29
Tjetër aktivitet ndërkombëtar në Shqipëri

Të shtunën nis në Shqipëri Kampionati Evropian i Volejbollit për Nën-17-vjeçarët dhe për këtë qëllim është organizuar të premten një konferencë për shtyp e të 12 trajnerëve të ekipeve pjesëmarrëse.

Për Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Albens Vokopola, fjalën tanimë e ka parketi, kurse trajneri i Kombëtares së kësaj grupmoshe, Erin Sejati, e cilësoi këtë pjesëmarrje si një mundësi e shkëlqyer për të mësuar nga më të mirët.

Më pas kanë folur dhe përshëndetur edhe 11 trajnerët e përfaqësueseve të tjera pjesëmarrëse, të cilët, në fjalën e tyre, kanë vlerësuar organizimin e këtij turne nga ana e Shqipërisë. Duhet theksuar se, pas Evropianit të Nën-19-vjeçareve para 3 vitesh në Tiranën e Durrës, kjo është veprimtaria e dytë kontinentale që mbahet në vendin tonë.

Trajnerët e kanë vënë gjithashtu theksin edhe tek nevoja e respektimit të protokollove të mbrojtjes nga “Covid-19”, duke vënë në plan të parë sigurinë dhe shëndetin e të gjithë pjesëmarrësve. Kjo fazë finale e këtij Evropiani nis më 10 korrik, për t’u mbyllur më 12 korrik 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat