Kajtazi: Kosova ka marrë lëvdata nga asociacionet përkatëse ndërkombëtare

Volejboll

Kajtazi: Kosova ka marrë lëvdata nga asociacionet përkatëse ndërkombëtare

Nga: Kemajl Goca Më: 25 korrik 2021 Në ora: 18:19
Kajtazi: Kosova ka marrë lëvdata nga asociacionet përkatëse ndërkombëtare

Kosova dha shembull jo vetëm për shtetet e rajonit se si organizohet një ngjarje e madhe siç ishte Kampionati Ballkanik U-20 në volejboll, në konkurrencën e meshkujve.

Për disa ditë me radhë, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ishte mikpritës i Kampionatit Ballkanik U-20.

Trajneri i mirënjohur Xhavit Kajtazi, aktualisht kryetrajner i KV Prishtina Volley, tha se kampionati ishte shumë i mirë, me përjashtim të disa shteteve që nuk morën pjesë për shkaqe politike. 

Image

“Organizimi i Kampionatit ishte shumë i mirë dhe për këtë Kosova ka marrë lëvdata edhe nga shtetet pjesëmarrëse dhe asociacionet përkatëse ndërkombëtare.

Kësaj ngjarjeje, për fat të keq, për shkaqe politike, i munguan pesë kombëtare: BeH, Greqia, Moldavia, Rumania dhe Serbia”, thotë Kajtazi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kajtazi flet edhe për cilësinë që ka pa gjatë një jave në kryeqytet. 

“Cilësia e volejbollit që pamë gjatë një jave në Prishtinë ishte e kënaqshme. 

Morën pjesë gjashtë kombëtare: Shqipëria, Bullgaria Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali I Zi dhe Turqia… Titullin e fitoi me plot meritë Bullgaria, ndërsa është pritur më shumë nga Turqia, që doli e dyta…

Mali i Zi ka bërë një hap përpara që iu shpërblye me vendin e tretë.

Maqedonia dhe Shqipëria po ashtu patën paraqitje dinjitoze, por që u desh të kënaqen me vendin e katërt dhe të pestë.
Kosova luajti mirë në hapje të Kampionatit kundër Maqedonisë së Veriut, por edhe kundër Shqipërisë.

Më së shumti këtë shfaqje e dëmtoi mungesa e shikuesve, të cilët për fat të keq nuk u panë në Pallatin  e sportit në Prishtinë (hiq disa dhjetëra sish në ndeshjet e Kosovës dhe të Turqisë)”, shprehet Kajtazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat