Tirana-Barleti Volley e Partizani-Vllaznia luhen me 24 shtator

Volejboll

Tirana-Barleti Volley e Partizani-Vllaznia luhen me 24 shtator

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 14:28
Tirana-Barleti Volley e Partizani-Vllaznia luhen me 24 shtator

Këtë fundjavë, do të luhen ndeshjet e para sezonale në sportin e volejbollit.

Federate Shqiptare e Volejbollit do të organizojë në kryeqytet ndeshjet e Kupës së Federatës, turneu i parë sezonal. Në këtë event marrin pjesë 4 ekipet më të mira të sezonit të kaluar.

Më 24 shtator do të luhen gjysmëfinalet e femrave: Tirana-Barleti Volley e Partizani-Vllaznia.

Ndërsa një ditë më vonë (25 shtator) do të luhen gjysmëfinalet e meshkujve: Partizani-Tirana e Erzeni-Vllaznia.

Më 26 shtator do të luhen dy ndeshjet finale.

Gjysmëfinale-Femra (24 shtator)

Tirana – Barleti Volley, ora 16:00

Partizani – Vllaznia, ora 19:00

Gjysmëfinale-Meshkuj (25 shtator)

Partizani – Tirana, ora 16:00

Erzeni – Vllaznia, ora 19:00

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat