Joana Kushi transferohet tek Eskesehir

Volejboll

Joana Kushi transferohet tek Eskesehir

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 11:43
Joana Kushi transferohet tek Eskesehir

Partizani është një prej skuadrave më të suksesshme në volejbollin e femrave në vendin tonë gjatë viteve të fundit dhe sigurisht që një meritë të madhe për arritjet e skuadrës ka menaxhimi që i është bërë klubit.

Kampionet në fuqi njihen për bashkëpunimet e shumta me volejbollin turk, gjë që ka rezultuar mjaft e suksesshme për skuadrën kryeqytetase.

Vetëm pak kohë më parë presidenti i Partizanit, Rogert Huqi dhe homologu i tij Osman Tas i skuadrës Eskesehir Mihaliçik, kanë firmosur binjakëzimin ndërmjet dy klubeve.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi ka ardhur edhe lëvizja e parë në merkato, pasi në skuadrën që militon në kategorinë e parë turke, tashmë është bashkuar Joana Kushi.

Bëhet fjalë për një nga volejbollistet më të mira të Shqipërisë, e cila ka qenë nga pikat kyçe në sukseset e Partizanit. Kështu, Partizani bëhet një trampolinë e mirë për talentet e volejbollit shqiptar, duke u ofruar atyre mundësinë e luajtjes në kampionate cilësore jashtë vendit, shkruan Panorama sport.

Ky është binjakëzimi i tretë për Partizanin, teksa më parë klubi ka bërë binjakëzim me Beshiktas dhe Boluspor, kjo e fundit drejtohet nga ish-ndihmës trajneri i Partizanit, Berkant Cakir.

Presidenti Rogert Huqi kërkon që të përsërisë edhe këtë sezon sukseset e viteve të fundit dhe ka paralajmëruar një merkato të fuqishme në sesionin e dimrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat