Derbi në Ferizaj! Drita në presion të Fer Volleyt

Volejboll

Derbi në Ferizaj! Drita në presion të Fer Volleyt

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 14:22
Derbi në Ferizaj

Të mërkurën luhen ndeshjet e mbetura nga xhiroja e dytë e stinorit pranveror në Superligën A, femra dhe meshkuj.

Përballja Ferizaj - Peja, në konkurrencën e meshkujve, zhvillohet me fillim nga ora 20:00, ndërsa Drita - Fer Volley, femrat, luhet me fillim nga ora 19:00.

Këto takime u zhvendosën në mesjavë për shkak të angazhimit të këtyre ekipeve në ligën e përbashkët Kosovë-Shqipëri, 'Gjergj Kastrioti'.

Secila ndeshja ka presionin e vet dhe secila ekip kërkon trepikëshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat