Befasi në javën e 15-të të Superligës

Volejboll

Befasi në javën e 15-të të Superligës

Më: 12 mars 2022 Në ora: 12:05
Befasi në javën e 15-të të Superligës

Befasi në javën e 15-të të Superligës në volejboll për meshkuj, teksa janë luajtur dy takimet e para.

Skuadra e Tiranës u mund 3-2 nga Partizani në derbin kryeqytetas, në një ndeshje me shumë emocione e rivalitet.

Megjithëse bardheblutë udhëhiqnin 2-0 pas dy seteve të para (25-19, 25-21), nuk arritën ta mbyllnin ndeshjen në favorin e tyre. Partizani arriti të përmbysë takimin në favorin e tij, duke fituar tri setet e tjera (25-22, 25-20, 16-14).

Falë këtij triumfi, Partizani konsolidon vendin e dytë dhe tashmë është vetëm një pikë pas Tiranës. Nuk zhgënjen Studenti, që mundi 3-1 më përmbysje Elbasanin (21-25, 25-22, 25-17, 25-16), fitore që mban ende gjallë shpresat e kryeqytetasve për një vend neë play off.

Superliga-Meshkuj, java e 15-të

Partizani – Tirana, 3-2

Studenti – Elbasani, 3-1

Teuta – Vllaznia, 12 mars

Farka Volley – Erzeni, 12 mars

Skënderbeu (pushim)

Renditja: Tirana 34 pikë, Partizani 33 pikë, Erzeni 30 pikë, Skënderbeu 23 pikë, Elbasani 16 pikë, Vllaznia 13 pikë, Studenti 13 pikë, Teuta 12 pikë, Farka Volley 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat