Këta ishin në Top 10-shen e volejbollit në vitin 2002

Volejboll

Këta ishin në Top 10-shen e volejbollit në vitin 2002

Më: 31 maj 2022 Në ora: 12:42
Këta ishin në Top 10-shen e volejbollit në vitin 2002

Është interesant se ka pasur shumë volejbolliste e volejbollistë të spikatur në periudhën e pas luftës në Kosovë.
Si të femrat po ashtu edhe të meshkujt, rivaliteti ka qenë i madh.

Edhe njohësit e këtij sporti, sot thonë se ka pasur cilësi më të mirë në ato vite në të dy konkurrenca! 
Po cilët volejbollistë dhe volejbollistet ishin më të mirët e vitit 2002?

Meshkujt 

1. Faton Mustafa (Suhareka)
2. Armend Fazliu (KEK-u)
3. Kemajl Tasholli (Shpella)
4. Lorik Ilazi (Drita)
5. Enver Tahiraj I(KEK-u)
6. Skënder Lajçi (Eona)
7. Driton Bajraliu (Drita)
8. Mentor Deliu (Suhareka)
9. Shpejtim Hoti  (Ejona)
10. Armend Tasholli (Shpella)

Femrat

1. Ganimete Gërbovci (Drita)
2. Mimoza Shkodra (Drita)
3. Suzana Reçica (Ulpiana)
4. Vlora Hasani (Drita)
5. Albana Hajdaraj (Gjinoci)
6. Arbenita Ymeri (KEK-u)
7. Albulena Ejupi (Kastrioti)
8. Marigona Asllanaj (Gjinoci)
9. Arjeta Hyseni (KEK-U)
10. Besarta Kashtanjeva (Kastrioti)

Punëtori më i mirë sportiv në atëkohë u shpall: Xhafer Murtezaj, trajner i vitit të meshkujt Xhavit Mustafa (Suhareka) dhe të femrat Gan Hajdaraj (Gjinoci).

Gjyqtarët e vitit 2002 Faruk Brestovci e Fadil Lumi dhe klubet më të mira KEK i Prishtinës (meshkujt) e Kastrioti i Ferizajt (femrat).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat