Vllaznia kërkon titullin, marrëveshje me tri volejbolliste të huaja

Volejboll

Vllaznia kërkon titullin, marrëveshje me tri volejbolliste të huaja

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 12:29
Marrëveshje me tri volejbolliste të huaja

Skuadra e Vllaznisë në volejboll për femra synon të jetë në listën e ekipeve pretendente për titulli sezonin e ri sportiv 2022-2023.

Për këtë arsye, klubi është i vendosur të ndërhyjë në merkaton e huaj, duke sjellë disa përforcime që konsiderohen të rëndësishme, shkruan Telesporti.

Sipas “shkodrasport.com”, tri janë volejbollistet e piketuara, me të cilat është arritur një marrëveshje për të veshur fanellën kuqeblu. Njëra prej tyre është bjellorusja Anna Knyzeva, që luan si pasuese. Më herët ajo ka luajtur edhe me kombëtaren e vendit të saj.

Nga Bjellorusia vjen edhe lojtarja e dytë, Dayra Auramchyk. Kjo e fundit ka luajtur edhe më parë në Shqipëri, me skuadrën e Skënderbeut, ku dhe u shpall kampione. Këtë herë duket se Vllaznia ka ofruar më shumë, duke e bindur lojtaren të lërë Korçën për Shkodrën.

Lojtarja e tretë është rusja Pronina Lyuboc, e cila është sulmuese. Mësohet se këto volejbolliste kanë nënshkruar kontratat dhe do të mbërrijnë në Shkodër kur të nisë faza përgatitore për sezonin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat