Mehdi Mehmeti kërkon një trajner me “kravatë”?

Volejboll

Mehdi Mehmeti kërkon një trajner me “kravatë”?

Nga: K.G. Më: 9 gusht 2022 Në ora: 16:11
Mehdi Mehmeti

Sot është data 9 gusht por klubi i volejbollit Prishtina (femrat) ende nuk e ka zgjedhur kryetrajneri e ri.

Flitet e përflitet se drejtuesit e Prishtinës ka kohë që po mendojnë për një trajner, por ende nuk janë përcaktuar për cilin dhe i cilës gjini do të jetë. 

Nuk dihen arsyet ende të kësaj vonese të klubit më të vjetër kryeqytetas të sportit skofiar në konkurrencën e femrave, si duket më shumë është çështje kohe kur do të zyrtarizojnë trajnerin e ri.

Pas largimit të Bahri Gjjinovcit nga pozita e kryetrajnerit dhe e mori postin e kryetarit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, ky klub i respektuar nuk po e gjen qetësinë me trajnerët.

A mos vallë, Mehdi Mehmeti po e kërkon një trajner me “kravatë”, pasi ky klub asnjëherë nuk e ka pasur një të tillë  dhe kjo po e zvarrit vendimin e tyre.  

Sipas burimeve të afërta me klub, nuk përjashtohet as kjo mundësi.

Nëse nuk e gjen trajnerin apo apo trajneren adekuate, së fundit vet do t’i përvishet kësaj zeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat