Theranda e fortë për Ferizajn

Volejboll

Theranda e fortë për Ferizajn

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 23:09
Theranda e fortë për Ferizajn

Golden Eagle Theranda ka arritur një fitore të vështirë si nikoqire e Ferizajt, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Superligës A të Kosovës, meshkujt, të shtunën mbrëma.

Ishte një ndeshje jashtëzakonisht kompetitive, me tre setet e parë, sidomos, që dhuruan spektakël të vërtetë.

Dy setet e parë u mbyllën me rezultat të ngushtë dhe identik, 25-23.

Në setin e tretë, ferizajasit u rikthyen duke luftuar fuqishëm për ta fituar 29-27, për të vazhduar me të njëjtin ritëm në setin e katërt, të cilin e fituan 17-25.

Suharekasit, megjithatë, u konsoliduan në setin e pestë dhe arritën ta fitojnë ndeshjen falë tij, duke triumfuar 15-10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat