Xhiroja e pestë zë vend në mesjavë, vëmendja në Pejë

Volejboll

Xhiroja e pestë zë vend në mesjavë, vëmendja në Pejë

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 00:10
Ballafaqimet

Në mesjavë zhvillohen ndeshjet e javës së pestë në Superligën A, meshkujt, të vlefshme për sezonin 2022/23.

Derbi i kësaj xhiroje do të luhet në Pejë mes Pejës dhe Skenderbeut, të enjten me fillim nga ora 20:00.

Të mërkurën, Ferizaj luan si nikoqir i Dritës, në përballjen që fillon nga ora 20:00, derisa të enjten luhet takimi mes Lubotenit dhe G.E Therandës, me fillim nga ora 20:00.

Pas katër ndeshjeve të luajtura, Peja kryeson me 10 pikë, e përcjellur nga Drita me 9, Skenderbeu me 7, G.E Theranda ka 5 pikë në vendin e katërt, ndërsa Ferizaj dhe Luboteni zënë pozitat 5 dhe 6 me nga dy respektivisht zero pikë - por këto dy ekipe kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat