Drita kryen punë lehtë kundër Feronikelit

Volejboll

Drita kryen punë lehtë kundër Feronikelit

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 14:55
Drita

Drita ka mposhtur Feronikelin me rezultat 0-3 si mysafire, të enjten mbrëma, në ndeshjen hapëse të xhiros së shtatë të Superligës A, femrat.

Kampionët në fuqi, në letër, pritej të kishin punë të lehtë kundër "Niklit" - ekip që po luan kryesisht me lojtare të reja.

Setin e parë mysafirët e fituan me rezultat 13-25, 14-25 të dytin dhe 12-25 të tretin.

Kështu, Drita vazhdon me bilanc të qind për qind këtë sezon me shtatë fitore nga po aq ndeshje të luajtura, në kontrast me Feronikelin që ende nuk ka fituar asnjë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat